Zyrtare: Modric rinovon kontratën me Real Madridin

14:09 | 17 Korrik 2024
D.H

Luka Modric dhe Real Madrid kanë gjetur akordin për rinovimin e kontratës së yllit kroat.

Kroati ka nënshkruar kontratë të re që ia zgjat qëndrimin tek mbretërit edhe për një sezon tjetër, shkruan Arbresh.info.

Lajmi është bërë i ditur nga Real Madridi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Kontrata e tij e re do të jetë deri në verën e vitit 2025.

Mesfushori është pjesë e Real Madridit që nga viti 2012 kur u transferua nga Tottenhami.

Ai me Realin deri më tani ka 530 ndeshje me Los Blancos teksa ka fituar çdo trofe të mundshëm në botën e futbollit me klubin madrilen./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme