Federata Shqiptare e Futbollit dhe homologia e saj norvegjeze kanë arritur akordin mes tyre për të luajtur në fund të muajit mars një ndeshje miqësore, në Shqipëri.
Pikërisht në datën 26 Mars (ora mbetet për t’u konfirmuar në ditët në vijim) do të zhvillohet në “Elbasan Arena” takimi miqësor mes përfaqësueses shqiptare dhe asaj të Norvegjisë.
Kështu, në këtë mënyrë, kjo datë e lirë për ndeshje miqësore do të shërbejë si një tjetër test për ekipin kombëtar të Shqipërisë, që drejtohet nga Christian Panucci.
Ballafaqimi i parë kundër skuadrës norvegjeze daton në vitin 1998 në Oslo dhe ka përfunduar në barazim 2-2, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Euro 2000, raporton SuperSport.
Në një bilanc të përgjithshëm, me kombëtaren e Norvegjisë, Shqipëria është ndeshur 4 herë, ku ka fituar një herë (me gol të Salihit në Norvegji), ka barazuar 2 herë dhe është mundur një herë.
Miqësorja e fundit e skuadrës shqiptare ishte ajo e fituar në Antalia me 13 nëntor 2017, ndaj përfaqësueses së Turqisë. Ndërkaq, në fund të janarit, Shqipëria do të njohë edhe kundërshtarët e saj në grup për eventin e ri që nis në shtator, UEFA Nations League./SuperSport/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?