Milani ka njoftuar se ka kompletuar transferimin e Marco Pellegrinos.
Lojtari ka nënshkruar kontratë me Rossonerët deri në qershor të vitit 2028.
“AC Milan është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Marco Pellegrino në një transferim të përhershëm nga Club Atletico Platense. Mbrojtësi argjentinas ka nënshkruar kontratë me klubin deri më 30 qershor 2028”, bën të ditur fillimisht klubi nga Milano.
“I lindur në Buenos Aires, Argjentinë, më 18 korrik 2002, Marco u zhvillua në radhët e të rinjve të Platense, për të cilin ai bëri debutimin e tij me ekipin e parë më 23 mars 2023 dhe shënoi një herë në 17 paraqitje”.
“Marco Pellegrino do të mbajë fanellën me numrin 31”, thuhet në komunikatën e klubit italian. /Telegrafi/
🇦🇷 𝗠𝗮𝗿𝗰𝗼 𝗣𝗲𝗹𝗹𝗲𝗴𝗿𝗶𝗻𝗼 🔴⚫
Official Statement ➡️ https://t.co/QN8ESjSJ2j
Comunicato Ufficiale ➡️ https://t.co/ZaAYxggtP1#ACMQuest #SempreMilan pic.twitter.com/KmEJtnRXYe
— AC Milan (@acmilan) August 22, 2023
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...