Google ADS

Zyrtare: Milani nënshkruan me Okafor

19:28 | 22 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Milani ka konfirmuar nënshkrimin e sulmuesit zviceran Noah Okafor nga RB Salzburg.

23-vjeçari iu nënshtrua testeve mjekësore me kuqezinjtë dhe të shtunën nënshkroi kontratë deri në qershor 2028.

“AC Milan është i kënaqur të njoftojë se Noah Arinzechukwu Okafor i është bashkuar klubit nga FC Red Bull Salzburg në baza të përhershme. Sulmuesi zviceran ka nënshkruar një marrëveshje me kuqezinjtë që zgjat deri më 30 qershor 2028”, thuhet në një deklaratë zyrtare.


Noah Okafor do të veshë fanellën me numrin 17.

Është një marrëveshje që besohet të jetë me vlerë 13-15 milion euro duke përfshirë shtesat./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme