Google ADS

Zyrtare: Milan transferon zëvendësimin e Pepe Reinas

20:50 | 13 Janar 2020
Arbresh Info

AC Milan ka huazuar portierin, Asmir Begovic nga Bournemouth deri në fund të sezonit.

Ish-portieri i dytë i “Rosonerëve”, Pepe Reina iu bashkua Aston Villas në formë huazimi, ndërsa gjiganti italian ka gjetur zëvendësimin e këtij të fundit.

Gianluigi Donnarumma do mbetet portieri kryesor në skuadër, derisa Begovic do qëndrojë në stol.

Begovic iu bashkua Bournemouth nga Chelsea në vitin 2017 dhe që prej asaj koha ka bërë 62 paraqitje, transmeton portali arbresh.info.

Boshnjaku gjithashtu është në skuadrën e Kombëtares së Bosnja Hercegovinës./arbresh.info.

https://twitter.com/acmilan/status/1216808088130531328

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme