Zyrtare: Mikel Kaloshi transferohet te Drenica

21:59 | 5 Tetor 2021
KRG

Drenica ka bërë një përforcim shumë të qëlluar për këtë edicion.

Duke parë se po pranojnë shumë gola, kuqezinjtë kanë vendosur të përforcohen në repartin e mbrojtjes.

Ekipi i udhëhequr nga trajneri Tahir Lushtaku kanë nënshkruar me portierin nga Shqipëria, Mikel Kaloshi.

28-vjeçari ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Drenicën.

Kaloshi ka bërë karrierë në skuadrat shqiptare si Tomori, Bylis, Shkumbini e Lushnja.

Ai ka qenë edhe dy vite më parë pjesë e Drenicës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme