Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil ka nënshkruar një kontratë të re që do ta mbajë në klub deri në vitin 2021.
Marrëveshja e mëparshme e Ozilit do të skadonte në fund të verës derisa lidhjet për largim nga Arsenali nuk kanë munguar gjithashtu, transmeton portali arbresh.info.
Është përfolur që reprezentuesi i Gjermanisë do të largohet ashtu si sulmuesi kilian Alexis Sanchez, i cili u transferua në Manchester United si pjesë e marrëveshjes për shkëmbim me mesfushorin armen Henrikh Mkhityaran në fillim të këtij muaji.
Por, ish ylli i Real Madridit ka vendosur lapsin në një marrëveshje tri vjeçare e gjysmë te klubi në Emirates.
Ozil do të bëhet lojtari më i paguar në histori të klubit pasi ka rënë dakord të nënshkruaj një marrëveshje që i ofron 350 mijë funta në javë./arbresh.info/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...