Raffaele Palladino është zyrtarisht trajneri i skuadrës së Fiorentina-s.
Këtë lajm e kanë konfirmuar drejtuesit e klubit italian në një konferencë për shtyp, ku ishte prezent edhe vetë trajneri.
Ai theksoi se ndjehet shumë krenar dhe se do të arrijnë gjëra të mëdha te Fiorentina.
“Dua t’ju falënderoj që jeni këtu dhe gjej rastin të falënderoj Presidentin Commisso, me të cilin pata kënaqësinë dhe nderin të flisja në telefon pikërisht tani. Më bënë përshtypje entuziazmi i tij i madh, pasioni i tij dhe vlerat e tij njerëzore.
Krenar, i emocionuar dhe i motivuar. Unë përfaqësoj një klub të lavdishëm dhe prestigjioz, me një histori të madhe. E kuptoj që kam ardhur në një kompani të rëndësishme. Unë kam dhënë gjithçka, do të përpiqem të arrij qëllime të mëdha për këtë klub dhe t’u jap gëzim të madh këtyre tifozëve të jashtëzakonshëm, ata gjithmonë më kanë habitur me pasionin e tyre. Do të përpiqem ta çoj Fiorentinën sa më lart”-deklaroi Palladino./Ss
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...