Google ADS

Zyrtare: Meritan Shabani merr vendimin për cilën kombëtare do të luaj

19:19 | 13 Tetor 2018
Arbresh Info

Kohët e fundit, Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, ishin vënë në ndjekje të talentit shqiptar të Bayernit, Meritan Shabani.

As Shqipëria e as Kosova nuk kanë arritur të bindin talentin e lindur në Mynih, teksa ai ka zgjedhur të përfaqësojë Gjermaninë.

Mesfushori debutoi me fanellën e “panzerave” në takimin miqësor mes Gjermanisë U20 dhe Holandës U20.

19-vjeçari ka postuar së fundmi foto nga ky debutim me fanellën e Gjermanisë në rrjetin social “Instagram”, duke i mbyllur derën Kombëtares shqiptare dhe asaj kosovare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme