Zyrtare, me 8 tetor zbulohen të nominuarit për Topin e Artë, me 29 nëntor mësohet më i miri

17:16 | 29 Shtator 2021
Arditë Shkodra

“France Football” ka zbuluar disa detaje për Topin e Artë që do dhurohet këtë vit.

Këtë vit do dhurohen dy Topa të Artë, ngase siç dihet vitin e kaluar nuk iu dha askujt shkaku i pandemisë së COVID-19, shkruan lajmi.net.

France Football përmes një komunikate në Twitter zbuloi se me 8 tetor 2021 do mësohen të nominuarit, derisa me 29 tetor në Paris do shpallet më i miri i vitit.

Kujtojmë, se dy futbollistët që kanë fituar më së shumti trofe për momentin janë Lionel Messi me gjashtë, ndjekur nga Cristiano Ronaldo me pesë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme