ZYRTARE: Mavraj prezantohet te klubi i ri

11:05 | 4 Janar 2019
A. B.

Mërgim Mavraj është zyrtarizuar si futbollist i Ingolstadt në Bundesligën 2 gjermane.

Futbollisti i kombëtares shqiptare të futbollit, ndërpreu bashkëpunimin me Arisin në Greqi për të nisur një aventurë të re në Gjermani. Ishte Telesport që zbuloi pak ditë më parë se mbrojtësi kuqezi do të linte klubin grek, për të firmosur për një klub gjerman, aty ku më herët ka luajtur në nivelet më të larata.

Tashmë futbollisti i kombëtares shqiptare do të vishet me ngjyrat “kuqezi” të Ingolstadt, që rastësia e do të jenë të njëjta me ato të kombëtares kuqezi, pjesë e së cilës është dhe Mavraj. Me anë të një foto të publikuar në rrjetin social facebook, Mavraj ka prezantuar veten të veshur me ngjyrat kuqezi teksa shkruan: “Ngjyra magjike kuqezi”.

Kontrata e futbollistit shqiptar do të jetë e vlefshme deri në fund të vitit 2020, e cila do të jetë me të drejtë rinovimi. Gjatë gjysmës së sezonit që qëndroi në Greqi, Mavraj u aktivizua shumë pak me ekipin e Arisit. Klubi dhe drejtuesit e ekipit grek patën pritshmëri të larta në fillim, por me kalimin e javëve futbollisti i kombëtares dhe lojtarë të tjerë u vunë në shënjestër të kritikave për mungesën e rezultateve.

https://www.facebook.com/m.mavraj15/photos/a.134634733373796/898065790364016/?type=3

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme