Google ADS

Zyrtare: Matic nënshkruan kontratë trevjeçare me United-in

12:15 | 6 Korrik 2020
Arbresh Info

Mesfushori Nemanja Matic, ka arritur marrëveshje për ta rinovuar kontratën trevjeçare me Manchester United.

Pritej që Matic të largohet gjatë janarit, mirëpo me paraqitje impresionuese gjatë mungesës së Paul Pogba dhe Scott McTominay, gjërat kanë ndryshuar, transmeton portali arbresh.info.

Në mars, Matic ia rinovojë kontratën edhe për një sezon, kurse sot (e hënë) iu rinovua edhe për tri vite, kontratë e cila do e mbajë në “Old Trafford” deri në vitin 2023.

https://twitter.com/ManUtd/status/1280075440661684225

Matic iu bashkua United-it nga Chelsea në vitin 2017 duke bërë 114 paraqitje dhe shënuar katër gola./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme