Marseille ka njoftuar se ata kanë finalizuar nënshkrimin me sulmuesin Mario Balotelli.
Sulmuesi italian i ka dhënë fund qëndrimit të tij te skuadra e Nices gjatë këtij afati kalimtar duke u larguar për transferim në Marseille, shkruan portali arbresh.info.
Ai ka shënuar 43 gola brenda 76 paraqitjeve te Nice, por gjatë këtij sezoni nuk ka gjetur ende portën.
Transferimi i tij nga Marseille është bërë në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.
Marseille është klubi i shtatë në karrierën e tij brenda të cilës ka siguruar tre tituj në Serie A, një Kupë të Italisë, një titull në Premierë Ligë dhe trofe në Ligë t Kampionëve dhe një në FA Kupë./arbresh.info/
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi