Google ADS

Zyrtare: Marco Silva, trajner i Evertonit

16:37 | 31 Maj 2018
Arbresh Info

Evertoni ka njoftuar se ka emëruar ish trajnerin e Watfordit, Marco Silvan, si trajner të tyre të ri duke zëvendësuar Sam Allardycen.

Silva është përfolur shumë për kalim te Evertoni para se Allardyce të ishte punësuar në muajin nëntor si trajner i tyre, transmeton portali arbresh.info.

https://twitter.com/Everton/status/1002187799251038208

“Hornets’ nënshkruan me Silvan në fillim të edicionit pasi ai impresionoi te Hull City pavarësisht dëbimit të tyre në fund të sezonit 2016/17.

40-vjeçari portugez ka reaguar menjëherë duke iu thënë tifozëve se dëshiron t’i bëjë ata “krenar” sërish për klubin e tyre dhe të “krijojë një lidhje të mrekullueshme mes skuadrës dhe tifozëve”.

Marco Silva në të kaluarën ka menaxhuar edhe klubet si Hull City, Sporting Lisbon dhe Olympiacos./arbresh.info/

https://twitter.com/Everton/status/1002194823535910913

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme