Pas shtatë ndeshje në detyrë këtë sezon në Serie A, Marco Giampaolo është liruar nga detyra e tij si trajner i AC Milanit.
Ish trajneri i Sampdorias mbajti detyrën për vetëm 111 ditë pas arritjes në San Siro verën e kaluar duke regjistruar periudhën më të shkurtër nga ndonjë trajner i “Rossonerëve” në bankinë, transmeton portali arbresh.info.
“AC Milani njofton se ka liruar Marco Giampaolon nga pozita e tij si trajner i skuadrës së parë”, shkruan klubi në një deklaratë.
“Klubi është mirënjohës për punën e Marcos dhe i uron atij gjithë të mirat në karrierën e tij profesionale”
Milani ka fituar vetëm tre nga shtatë ndeshjet e para në Serie A duke shënuar vetëm gjashtë gola deri tani./arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...