Valencia ka konfirmuar se ish trajneri i Villarrealit, Marcelino, do të bëhet trajneri i tyre i ri këtë verë.
51-vjeçari dërgoi Villarrealin në top katërshe sezonin e kaluar në La Liga, por në mënyrë befasuese u largua nga ‘Yellow Submarine’ para fillimit të sezonit 2016/17 pas ndryshimeve në bordin e klubit, transmeton portali arbresh.info.
Voro është aktualisht në detyrë te skuadra e parë e Valencias, por ‘Los Che’ ka zbuluar se Marcelino do t’i bashkohet klubit në fund të sezonit pasi ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.
“Valencia dhe Marcelino Garcia Toral kanë arritur marrëveshje për të marrë detyrën e trajnerit në fund të sezonit për të paktën në dy sezonet e ardhshme”, shkruan klubi në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare./arbresh.info
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës
Zbulohen dy objektivat e Real Madridit për stinorin e ri