Zyrtare: Maqedonia e Veriut – Kosovë, zhvillohet pa tifozë

16:26 | 10 Mars 2020
Arbresh Info

Ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Këtë e ka konfirmuar Federata e Futbollit të Maqedonisë që ka vendosur që gjysmëfinalja e play-off për Euro 2020 të zhvillohet pa tifozë, transmeton portali arbresh.info.

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe tha se çdo aktivitet në muajin e ardhshëm do jetë pa publikun.

“Muajin e ardhshëm çdo event sportiv do të zhvillohet pa praninë e publikut”, theksoi ai.

Kujtojmë që ndeshja mes dy Kombëtareve do zhvillohet me 26 mars./arbresh.info.

https://twitter.com/MacedonianFoot/status/1237386381531308032

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme