Zyrtare: Manchester United transferon yllin e Bolognas

17:01 | 14 Korrik 2024
D.H

Manchester United ka arritur të bëj një goditje të fortë në merkato duke transferuar lojtarin e Bolognas, Joshua Zirkzee.

Lajmi e ka bërë të ditur vetë skuadra e United përmes një postimi në rrjetin social X-(ish Twitter), shkruan Arbresh.info.

Zirkzee është 23-vjeçar dhe është me prejardhje nga Holanda.

Sezonin e kaluar ka shkëlqyer tek Bologna 14 gola dhe gjashtë asistime në 37 ndeshje në të gjitha garat.

Ai përveç Bolognas karrierë ka bërë edhe tek Anderlecht në Belgjikë, Parma në Itali dhe ka qenë pjesë e gurpmoshave të Bayernit.

Me ekipin e parë të bavarezëve ka luajtur gjithsej 15 ndeshje në dy sezone dhe ka realizuar katër gola./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme