Zyrtare: Manchester United nënshkruan me mbrojtësin Victor Lindelof

22:48 | 10 Qershor 2017
Arbresh Info

Manchester United ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Benfican për të nënshkruar me mbrojtësin Victor Lindelof.

“Manchester United me kënaqësi iu njofton se ka arritur marrëveshje me Benfican për transferimin e Victor Lindelof”, konfirmon klubi përmes faqes zyrtare, transmeton portali arbresh.info.

“Djajtë e Kuq” kanë qenë të lidhur që një kohë të gjatë me transferimin e 22-vjeçarit.

Victor Lindelof ishte shënjestër për transferim e trajnerit Jose Mourinho edhe gjatë muajit janar./arbresh.info

https://twitter.com/ManUtd/status/873631005869051904

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme