Manchester City ka konfirmuar transferimin e yllit të ri të River Plate, Julian Alvarez të hënën.
Sulmuesi 22-vjeçar nënshkroi një marrëveshje pesëvjeçare e gjysmë me skuadrën e Pep Guardiolës, por do të qëndrojë në Argjentinë për pjesën tjetër të sezonit.
We are delighted to confirm that we have completed the signing of Julian Alvarez from River Plate ✍️
⬇️ DETAILS ⬇️
— Manchester City (@ManCity) January 31, 2022
Me 36 gola dhe 25 asistime në vetëm 96 paraqitje për klubin, shumë skuadra, duke përfshirë Manchester United, Liverpool dhe Real Madrid ishin të interesuara, por kampionët aktual të Premier League kanë fituar garën.
Përveç kësaj, Alvarez gjithashtu ka pesë ndeshje ndërkombëtare në emër të tij dhe ishte pjesë e skuadrës fituese të Copa America të Argjentinës në fillim të kësaj vere./Arbresh.info
Gjesti-Xhenetës: Ose po e përkrahim njëri-tjetrin, ose po e ...
Banka Qendrore e Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit
Rama: Vetëm këtë vit në kryeqytet janë mbjellë 30 mijë kuror...
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...