Andriy Lunin kishte refuzuar “3.000 oferta” për tu larguar nga Zorya, por portieri i talentuar tashmë ka vendosur sytë për të fituar trofe së bashku me Real Madridin.
Fituesi i Ligës së Kampionëve raportohet se ka shpenzuar 14 milionë euro për të nënshkruar një kontratë gjashtë vjeçare me portierin 19 vjeçar, transmeton portali arbresh.info.
https://twitter.com/realmadriden/status/1010435300571705344
“Të gjithë e dinë që ne kishim 3,000 oferta, por Madridi është ëndrra ime, nuk kam ardhur këtu për para”, ka thënë Lunin për ‘Marca’. “E kam thënë publikisht për mediat në vendin tim, unë jam një tifoz i Real Madridit”
“Aktualisht, nuk mendoj për të qenë portieri i parë – do doja të isha, por ajo që dua është të jem aty për shumë vite dhe të përpiqem për të fituar Ligën e Kampionëve me këtë skuadër”
Madridi ka qenë i zënë në përforcimin e skuadrës me trajnerin e tyre të ri Julen Lopetegui, i cili e zëvendësoi francezin Zinedine Zidane pas dorëheqjes së papritur.
Arritja e Luninit vjen pas nënshkrimit me adoleshentin Rodrygo Goes për një tarifë prej 45 milionë euro në fillim të këtij muaji./arbresh.info/
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones