Skuadra turke ka vendosur që t’i zgjas kontratën një prej lojtarëve kryesor të klubit.
Kasimpasa, e cila këtë vit po befason me paraqitje të shkëlqyeshme, ka zgjatur bashkëpunimin me Lorek Sadikun.
Këtë e ka bërë të ditur ekipi përmes llogarisë zyrtare në rrjetet sociale dhe bashkëpunimi mes tyre do të zgjat deri në vitin 2022.
“Loret Sadiku, i cili do t’i përfundonte kontrata deri në fund të sezonit, nënshkroi një marrëveshje që e lidhë atë me klubin tonë Kasımpaşa deri në vitin 2022, ku drejtori sportiv Bekir Nursal Bilgin dhe drejtori sportiv i Emir Saraç ishin të pranishëm në objektet e Kemerburgasit”, shkruan në njoftimin e klubit.
Theksojmë se 27-vjeçari këtë sezon është paraqitur rresht në 17 ndeshje këtë sezon, ku shënoi një gol dhe pati dy asistime.
Kujtojmë se mesfushori shkatërrues u transferua te Kaspimasa në vitin 2016 nga Mersin për dy milionë euro.
Ndryshe, futbollisti më parë është paraqitur edhe për skuadra të tilla, si Varnamon dhe Helsingborgsin. /Telegrafi/
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...