Llapi ka konfirmuar transferimin e futbollistit Kushtrim Shabani.
Shabani kaloi një vit e gjysmë te Gjilani, ndërsa është rikthyer te skuadra e Tahir Batatinës, me të cilët ka nënshkruar kontratë njëvjeçare, shkruan portali arbresh.info.
Këtë e ka konfirmuar skuadra e Llapit përmes një postimi në Facebook.
“Kushtrim Shabani rikthehet në vendlindje
Mesfushori 23 vjeç rikthehet aty ku i rrah zemra!
Podujevë, 11 gusht 2020 – Pas një viti e gjysmë të kaluar tek skuadra e Gjilanit, mesfushori llapjan Kushtrim Shabani është rikthyer në klubin ku u rrit dhe u bë i njohur. Me përfundimin e kontratës me Gjilanin, Kushtrim Shabani nuk mendoi dy herë dhe iu rikthye skuadrës së Llapit.
Kontrata e nënshkruar me Kushtrim Shabanin është 1 vjeçare!
https://www.facebook.com/KFLlapi/photos/pcb.10158496114427243/10158496112792243/?type=3&theater
Na priftë e mbara së bashku Kushtrim”, ka shkruar Llapi./arbresh.info.
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë