Ylli i skuadrës së KF Llapit, Muhamet Hyseni do të vazhdoj karrierën e tij në futbollin danez.
Lajmin e ka konfirmuar vetë skuadra e Podujevës me anë tnjë njoftimi në rrjetet sociale, shkruan Arbresh.info.
“Komunikatë Zyrtare: Muhamet Hyseni
Klubi Futbollistik Llapi njofton opinionin se ka arritur marrëveshje zyrtare për transferimin e futbollistit Muhamet Hyseni për 5 vite në klubin AC Horsens që bënë gara në divizionin e parë të futbollit danez.
Klubi ynë ka negociuar tash e disa muaj me klubin AC Horsens për transferimin e Hysenit, teksa sot edhe është zyrtarizuar nga klubi danez.” – ka shkruar KF Llapi në Facebook.
Llapi detajet tjera nuk i ka bërë publike, por nga kjo shitje thuhet se ka fituar rreth 650 mijë euro dhe ka mbajtur 20% të kartonit për shitjen e ardhshme.
Hyseni sezonin e kaluar ka arritur të bëhet golashënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës, duke shënuar 26 gola. /Arbresh.info
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League