Llapi ka njoftuar se ka transferuar zyrtarisht Labinot Osmanin nga Vushtrria.
Golashënuesi më i mirë i skuadrës vushtrriase i është bashkuar familjes bardhekaltër në këtë afat kalimtar veror.
Labinot Osmani, qendërsulmues, ka luajtur për skuadrat e Hysit, Prishtinës, Feronikelit dhe së fundmi Vushtrrisë, me të cilën u inkuadrua në Superligë dhe arriti shifrën e 20 golave dhe 10 asistimeve.
Llapjanët do të shpresojnë që forma e mirë që e kishte te vushtrriasit, të vazhdojë edhe tek ata në edicionin e ri në Superligën e Kosovës.
Ndryshe, Llapi në sezonin e kaluar përfundoi në vendin e tretë në Superligë, duke grumbulluar 69 pikë.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...