Google ADS

Zyrtare: Leonardo rikthehet në PSG

19:39 | 14 Qershor 2019
Arbresh Info

Paris Saint Germaini ka njoftuar rikthimin e ish zyrtarit të Milanit, Leonardos, si një drejtor sportiv në klub.

Antero Henrique u largua nga PSG pasditen e sotme (e premte) dhe gjiganti francez u prezantua minuta më vonë me anë të një postimi në Twitter ku u konfirmua rikthimi i Leonardos si një zëvendësues i tij, transmeton portali arbresh.info.

Braziliani shpenzoi vitin e kaluar si drejtor sportiv te Milani, por u largua muajin e kaluar nga klubi si pjesë e një numri të madh zyrtarësh të larguar nga bordi i klubit.

Ai ka punuar si drejtor i transferimeve në PSG duke sjellë lojtarë të mëdhenj në Parc des Princes.

Marco Verratti, Zlatan Ibrahimovic, Thiago Silva dhe Salvatore Sirigui iu bashkuan PSG-së gjatë viteve 2011 – 2013./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme