Leicester City ka nënshkruar me mesfushorin Vicente Iborra nga skuadra spanjolle Sevilla, ka konfirmuar klubi në Premierë Ligë.
Spanjolli ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me skuadrën në King Power, transmeton portali arbresh.info.
Mesfushori është transferuar për një tarifë të pazbuluar, por që raportohet të jetë rreth 12 milionë funta duke u bërë kështu lojtari i dytë i transferuar te “Dhelprat” këtë verë.
“Jam shumë i lumtur për transferimin te Leicester City dhe kam dëshirë të shijojë Premierë Ligën me bashkëlojtarët e ri sezonin e ardhshëm. Çdo gjë në këtë klub duket mirë dhe është kënaqësi të takohem me bashkëlojtarët e mi të ri. Tashmë kam folur me ta rreth qytetit dhe klubit, kështu që nuk mund të pres për t’ia filluar”, ka thënë Iborra për faqen zyrtare të klubit./arbresh.info
https://twitter.com/LCFC/status/882924721167314945
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...