Leeds United ka ndarë rrugët me menaxherin, Marcelo Bielsa pas humbjes 4-0 të së shtunës në shtëpi kundër Tottenham Hotspur.
Ky rezultat e lë klubin të luftojë për mbijetesë në Premier League, pasi ka pranuar 14 gola në tre ndeshjet e fundit.
Kjo do të thotë se 66-vjeçari, Bielsa është liruar nga detyra e tij, me ish-trajnerin e Salzburgut dhe RB Leipzig, Jesse Marsch raportohet se është favorit për të marrë drejtminin e “Elland Road”.
Leeds United can confirm the club have parted company with head coach Marcelo Bielsa
— Leeds United (@LUFC) February 27, 2022
Bielsa zëvendësoi Paul Heckingbottom si trajner i bardhezinjëve në qershor 2018 dhe e ktheu klubin në Premier League pas 16 vitesh.
Sezonin e kaluar, tekniku argjentinas arriti një përfundim mbresëlënës në vendin e nëntë në Premier Leagie, por vetëm pesë fitore të ligës deri më tani në 2021/22 i lënë ata vetëm dy pikë larg zonës së rënies dhe kanë zhvilluar dy ndeshje më shumë se Burnley./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...