Google ADS

Zyrtare: Leart Sadriu kalon te Mura

14:57 | 6 Shtator 2022
K.B

Mura ka konfirmuar transferimin e Leart Sadriut.

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës në U-21, ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025.

“Kapiteni i Kombëtares së Kosovës U21, Leart Sadriu, është duke u zhvendosur në Carno-Beylin”, thuhet fillimisht në njoftimin e klubit slloven.

“Ne i shtuam një emër të ri ekipit. Qendërmbrojtësi Leard Sadriu po kalon te Mura nga Shkëndija. Ai është një futbollist premtues që do ta ashpërsojë konkurrencën në radhën e pasme, pasi në moshën 21-vjeçare tashmë ka bërë 76 paraqitje në futbollin e klubeve dhe është edhe kapiten i Kombëtares së Kosovës deri në moshën 21 vjeçare”.

“Sadriu ka bërë 19 paraqitje për Shkëndijën, ndërsa si lojtar i huazuar ka bërë edhe 57 paraqitje për KF Skënderbeun. Ai ka nënshkruar kontratë me Mura deri më 31 maj 2025”, përfundon njoftimi i Muras.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme