Zyrtare: Largohet nga Liverpool, firmos me Lazion (FOTO)

22:28 | 16 Korrik 2017
Arbresh.info

Epoka e Lucas Leivas te Liverpooli ka përfunduar.

Pas 10 viteve qëndrim, mesfushori brazilian ka vendosur të nis një kapitull të ri, duke u transferuar në Serie A te skuadra e Lazios.

30 vjeçari sonte në orët e mbrëmjes ka mbërritur në Romë, për të finalizuar transferimi.

Leiva nesër do t’u nënshtrohet testeve mjekësore, për të hedh pastaj të bardhën në të zezën.

Te Lazio, braziliani do të zëvendësojë Lucas Biglia që kaloi te Milani.

“Jam shumë i lumtur që gjendem këtu. Forza Lazio”, ishin fjalët e para të lojtarit pas arritjes në aeroport.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme