Google ADS

Zyrtare: Largohet Gianni De Biasi

11:26 | 14 Qershor 2017
Arbresh.info

Trajneri Gianni De Biasi ka dhënë sot dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares shqiptare të futbollit.

Pas njoftimit të djeshëm se nuk do të rinovonte kontratën në fund të edicionit, sot italiani ka dalë në një konferencë për shtyp bashkë me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, duke bërë me dije mbylljen e bashkëpunimit që në këtë moment.

“Përshëndetje, kjo është një fletë e eksperiencës sime në Shqipëri që nuk do doja asnjëherë të shkruaja. Kam menduar dhe medituar gjatë dhe ju them se nga sot nuk jam më trajneri i kombëtares sonë.

Ndalem këtu sepse dua të mendoj për të mirën dhe rritjen e skuadrës. Mendoj se e kam bërë detyrën që më ka lejuar mua të nxjerr nga ky ekip më të mirën”, lexoi De Biazi në letrën e tij të dorëheqjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme