24-vjeçari u transferua nga Athletic te Man City për 57 milionë funta janarin e vitit të kaluar, por tashmë është bërë pjesë e planeve të Pep Guardiolas.
Qendërmbrojtësi i Manchester Cityt, Aymeric Laporte ka nënshkruar një kontratë të re duke vazhduar qëndrimin në klub për një periudhë edhe më të gjatë pavarësisht se iu bashkua atyre janarin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Laporte është bërë pjesë kryesore e planeve të Pep Guardiolas në Etihad dhe ka luajtur më së shumti minuta për “Blutë” këtë sezon.
24-vjeçari iu bashkua “Qytetarëve” nga Athletic për një tarifë prej 57 milionë funta një vit më parë duke nënshkruar një marrëveshje që ishte e vlefshme deri më 2023.
Marrëveshje re, e cila përfshin gjithashtu një rritje page, do e mbajë atë në klub deri në vitin 2025./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?