Zyrtare: Lamtumirë Juventus (FOTO)

09:05 | 21 Gusht 2017
Arbresh.info

Futbollisti italian, Stefano Sturaro, do të largohet nga Juventusi, përcjellë Arbresh.info.

Lajmi është konfirmuar nga agjenti i tij.

Ai do të largohet pas ardhjes se Blaise Matuidit nga PSG.

“Ka disa klube italiane por edhe angleze që e duan Sturaron. Lojtari do të largohet nga Juventus por ende nuk ka vendosur për skuadrën e re”, ka deklaruar agjenti i lojtarit.

Cryatal Palace dhe Southampton janë dy skuadrat angleze që e duan Sturaron.

Lazio, Fiorentina, Atalanta dhe Genoa e duan në Serie A. /Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme