Atletico e Madridit nuk do të mund të blejë futbollitë gjatë verës, pasi humbi edhe Apelin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës.
Shkalla më e lartë e drejtësisë sportive vendosi të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Kontrollit dhe Disiplinës në FIFA, që pezulloi merkaton e Atleticos për një vit për shkak të kontratave të parregullta me lojtarët minorenë, pra duke mos i dhënë mundësinë që të afronte futbollistë gjatë merkartos së janarit dhe të verës për vitin 2017. Los Colchoneros vetëm mund të kthejnë në shtëpi futbollistët që janë dhënë në formë huazimi te klubet e tjera.
Atletico e konsideron vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit sportiv si të padrejtë, pasi nuk ka përdorur të njëjtat standarde për të njëjtat cështje, duke i shkaktuar një dëm të parikuperueshëm skuadrës.
Sikurse Atletico, edhe Realit të Madridit iu pezullua merkato për dy sesione, atë të dimrit dhe në verës së këtij viti, por në rastin e Los Blankos Gjykata e Arbitrazhit sportiv vendosi uljen e dënimit, duke i lejuar kampionët e saposhpallur të Spanjës që të ndërhyjnë në merkato që këtë verë.
Pas këtij vendimi të KAS-it dretuesit e Atleticos vështirë se mund të lejojnë largimin e lojtarëve më të rëndësishëm, vecanërisht të Antoine Griezmann, që kërkohet me ngulm nga Manchester United, pasi e ke të pamundur t’i zëvendësojë me lojtarë të të njëjtit nivel.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...