Zyrtare: Lajm i rëndësishëm për finalen e ‘Championsit’

15:21 | 1 Qershor 2017
Arbresh.info

UEFA ka përzgjedhur gjyqtarin që do ta drejtojë finalen e Ligës së Kampionëve.

Një gjerman do ta vendosë drejtësinë në finalen e Championsit.

Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve për këtë vit do të gjykohet nga gjyqtari i njohur gjerman Felix Brych. Uefa ka vendosur që 41-vjeçari të drejtojë duelin mes Juventusit dhe Real Madridit.

Brych ka qenë pjesë e gjyqtarëve të Kampionatit Evropian ‘Francë 2016’ dhe në këtë sezon ka gjykuar pesë ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Dueli mes Juves dhe Realit zhvillohet më 3 qershor në Kardif të Uellsit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme