Zyrtare: Lajm i madh për gjyqtarët nga Kosova

17:34 | 25 Maj 2017
Arbresh.info

Gjyqtari nga Vushtrria Ilir Krasniqi nga sot edhe zyrtarisht është promovuar në gjyqtarë me thirrje të EHF-it pasi kalo me sukses testimet fizike, teorike dhe të drejtimit te ndeshjeve ne Kursin e gjyqtarëve qe  po organizohet këtu ne Balatonboglar te Hungarisë nga Federata Evropiane  Hendbollit.

Pasi para një viti e më shumë gjyqtari Eshref Beqiri mbeti pa kolegun e tij Afrim Azemi i cili për shkaqe objektive tani jeton ne Gjermani, mbeti i vetëm dhe gjatë edicionit 2016/17 ne Kampionatin e Kosovës drejtoi ndeshjet me gjyqtarin deri sot me kategorinë e parë kombëtare Ilir Krasniqi. Mirëpo,  FHK-ja i nominoi ne listën e gjyqtarëve kandidat për edicionin 2016/17 te EHF-it.

Fatmirësisht, pra sot erdhi lajmi shumë i mirë për hendbollin kosovarë, sepse nga sot kemi edhe çiftin e kompletuar Eshref Beqiri – Ilir Krasniqi i cili do te jetë çifti i tretë ne listat e EHF-it e “Gjyqtarë me thirrje të EHF-it”, qe padyshim është një sukses i madh.

Ata gjatë tri ditëve te testimeve, treguan rezultate  te kënaqshme, si ne njohuritë teorike, pastaj testit fizikë dhe sidomos ne ndarjen e drejtësisë dhe nga edicioni 2017/18 do te drejtojnë ndeshjet e garave të EHF-it, ku Beqiri ishte qe nga viti 2007 kurse Krasniqi do të debuton.

Të ju përkujtojmë se ne listat e EHF-it deri me tani ishin gjyqtarët me thirrje te EHF-it Arsim dhe Erdoan Vitaku (nga viti 2009), Sherif dhe Besfort Jahja n(ga viti 2015), kurse gjyqtarët te kategorisë ‘Young Referee” (nga viti 2009) janë të nominuar që nga data 2-8 korrik ne Geteborg te Suedisë të drejtojnë ndeshjet e EUROPEAN OPEN ku edhe do te kenë provimin për tu avancuar ne  e “Gjyqtarë me thirrje të EHF-it”.

Duhet theksuar se ne listat e gjyqtarëve për grupmosha te reja gjenden edhe dyshja e Rasim Qerkezi – Armend Fejza dhe Arlinda Krasniqi – Shkurta Menxhiqi duke e mbyllur mozaikun me 8 çifte të gjyqtarëve që Kosovë  e radhitë bukur lartë dhe shumë afër me shtete e tjera te mëdha ne hendbollin evropian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme