Philippe Coutinho nuk është përfshirë në skuadrën e Liverpoolit për ndeshjen e së martës në Ligën e Kampionëve.
Liverpooli do të luaj të martën ndeshjen e parë e vlefshme për ‘Play-Off’-in e Ligës së Kampionëve.
Shorti deshi që Reds të ndeshen në fazën finale me skuadrën gjermane, Hoffenheim, e cila në sezonin e fundit nuk pësoi asnjë humbje në shtëpi.
Megjithatë, trajneri Jurgen Klopp do të ketë kokëdhimbje shkaku i mungesave, ku njëri nga ta është ylli Coutinho, i cili po përflitet për një transferim te Barcelona.
Coutinho nuk është përfshi fare në listën prej 22 futbollistëve të trajnerit Klopp, skuadër e cila nesër (e martë) udhëton në Gjermani për tu ndeshur me Hoffenheimin.
Mediat ende nuk e kanë të qartë nëse mungesa e Coutinhos ka të bëjë me lëndimin në shpinë apo me transferimin e tij te Barcelona.
Skuadra e Liverpoolit: Alexander-Arnold, Moreno, Lovren, Milner, Wijnaldum, Henderson, Can, Mane, Salah, Firmino, Kent, Solanke, Origi, Gomez, Klavan, Flanagan, Robertson, Matip, Grujic, Mignolet, Karius, Ward.
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...
Kuvendi me sqarim për kontratën e re për pastrim dhe mirëmba...