Alexandre Lacazette do të jetë jashtë fushës deri në tetor për shkak të një problemi në kyç të këmbës.
Lacazette ka shënuar dy gola në Premierë Ligë këtë sezon, por do të qëndrojë jashtë fushës për ndeshjen e së dielës në udhëtim ndaj Watfordit, transmeton portali arbresh.info.
Ai do të jetë gjithashtu jashtë fushës edhe për ndeshjen e Arsenalit në Evropa Ligë kundër Eintracht Frankfurit javën tjetër.
https://twitter.com/Arsenal/status/1165279592074158081
Arsenali ka lënë të kuptohet se Lacazette ka luajtur me dhimbje në kyçin e këmbës së majtë por “me gjasë” do të rikthehet muajin e ardhshëm.
“Pas vlerësimeve të vazhdueshme si pasojë e një problemi në kyç, ne kemi këshilluar Alexin se ka nevojë për pushim dhe për të përforcuar kyçin e këmbës së tij për tu rikthyer plotësisht në gjendje”, shkruan klubi në një deklaratë.
“Alex ka qenë duke luajtur me këtë lëndim për disa javë”
Pjesë e ndeshjeve në të cilat Lacazette mungon është edhe ndeshja në udhëtim kundër Manchester United në Premierë Ligë më 30 shtator./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...