ZYRTARE: La Liga pezullohet për dy javë

12:33 | 12 Mars 2020
Arbresh.info

La Liga dhe Segunda Division janë pezulluar për dy javët e ardhshme për shkak të koronavirusit, kanë konfirmuar autoritetet spanjolle.

”Duke pasur parasysh rrethanat e njohura këtë mëngjes, duke iu referuar karantinës së vendosur në Real Madrid dhe pozitave të mundshme në lojtarët nga klubet e tjera, LaLiga konsideron se rrethanat tashmë janë në vend për të vazhduar me fazën tjetër të protokollit të veprimit kundër COVID- 19. Rrjedhimisht, në përputhje me masat e përcaktuara në Dekretin Mbretëror 664/1997 të 12 majit, pezullojmë të gjitha kampionatet të paktën për dy javët e ardhshme”.

”Vendimi do të rivlerësohet pas përfundimit të karantinave të përcaktuara në klubet e prekura dhe situatat e tjera të mundshme që mund të shfaqen”.

”LaLiga, si organizator i kompeticionit, ka komunikuar me RFEF, CSD dhe Klubet”, thuhet në njoftimin e kampionatit spanjoll.

Kjo vije pasi një basketbollist i Real Madrid u prek nga koronavirusi, por e pësoi edhe ekipi i futbollit – pasi stërviten në të njëjtin vend.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme