Zyrtare: Kurzawa rinovon kontratën me PSG-në

18:28 | 29 Qershor 2020
Arbresh Info

Mbrojtësi i PSG-së, Layvin Kurzawa e ka rinovuar kontratën deri në vitin 2024.

27-vjeçari pritej që të largohet gjatë verës, por ka ndryshuar mendim dhe e ka rinovuar kontratën edhe për katër vite, transmeton portali arbresh.info.

PSG përmes një postimi në Twitter e ka konfirmuar se Kurzaa do jetë në “Parkun e Princave” deri në vitin 2024.

Thuhet se lojtari do fitojë një pagë të majme me kontratën e re, derisa vlera nuk është bërë e ditur.

https://twitter.com/PSG_inside/status/1277632905469181955

Kujtojmë se Kurzawa që disa muaj kërkohej nga Arsenal-i./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme