Google ADS

Zyrtare: Kukësi do të ketë punë me këtë ekip në Ligën e Kampionëve

13:40 | 19 Qershor 2017
Arbresh.info

Kampioni i Shqipërisë, Kukësi, do të luajë kundër Sheriff Tiraspolit në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka në shortin e Nyonit është vënë përballë ekipit nga Moldavia.

Ekipet kundërshtare zhvillojnë nga dy ndeshje – një në udhëtim dhe një si vendas.

Takimet e para do të zhvillohen më 11 dhe 12 korrik, kurse ato kthyese më 18 dhe 19 korrik.

Kujtojmë që shorti e nxori Trepçën ’89 kundër ekipit nga Ishujt Faroe, Vikingur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme