Bayern Munichu ka konfirmuar se Niko Kovac do të jetë zëvendësuesi i Jupp Heynckes si trajner i klubit sezonin e ardhshëm.
Raporte të ndryshme në Gjermani gjatë ditëve të fundit kanë sugjeruar që ish mbrojtësi i Bayern Munichut ka fituar garën për të qenë pasardhësi i Jupp Heynckes dhe drejtori sportiv i klubit, Hasan Salihamidzic, ka konfirmuar tani lajmin, transmeton portali arbresh.info.
“Ne kemi rënë dakord për një kontratë tri vjeçare të enjten”, ka thënë Salihamidzic.
“Ne jemi shumë të lumtur që kemi mundësi të kemi Niko Kovacin si një trajner të ri të Bayern Munichut. Niko ishte një lojtar i Bayernit, ai e njeh karakterin, strukturën dhe ADN-në e klubit shumë mirë”
“Ne jemi të bindur që ai është trajneri i duhur për të ardhmen e Bayernit”
Kovac do të asistohet nga vëllai i tij Roberti, i cili kryen një rol të ngjashëm në Eintracht./arbresh.info/
Ngjarjet e ditës së sotme
Begaj uron Krishtlindjet: Kjo festë e ndritur na fton të ref...
Vajzat e shtëpisë e ‘kallin’ festën me kërcime sensuale
Disa kuriozitete rreth Krishtlindjes
Rama: Ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, gëzuar Kri...
Luani – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti kur karrier...