Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës (femrat) në hendboll, Florent Beqiri, bëri publike listën e lojtareve në të cilat llogaritë për kualifikimit e fazës së parë të EURO 2018 që mbahen në Prishtinë nga data 9-11 qershor 2017.
Pjesëmarrëse përveç Kosovës janë edhe Izraeli dhe Gjeorgjia. Beqiri ka caktua formacionin i cili do ti kundërvihet këtyre dy Kombëtareve, duke pasur disa probleme teknike si mos pajisja me shtetësi te lojtares nga Norvegjia Albesa Kuqi, por edhe portierës se lënduar Njomza Kelmendi që me siguri është handikap i madh, mirëpo kësaj radhe ne formacion do te jetë lojtarja e shquar nga Danimarka Leonora Demaj e cila do te debuton në Përfaqësuesen e Kosovës.
Grumbullimi i Kosovës do të bëhet me datën 1 qershor ne Gjakovë, ku do te stërvitet dy herë në ditë deri me datën 7 qershor, që pastaj te transferohen ne Prishtinë për tu ambientuar me palestrën e qytetit, bëhet e ditur nga FHK.
Përzgjedhësit Beqiri në punë do ti ndihmojnë edhe trajnerët Zijavere Salihu – Loshi dhe Faruk Shala, kurse ne fazën e parë në shtabin teknik do te gjendet edhe trajneri i portierëve Nexhdet Dobroshi.
Lista e hendbollistëve:
Edona Rogova (Kastrioti), Albina Rugova (Istogu), Elma Kameri (Istogu), Shkurta Mehmeti (Shqiponja), Shpresa Fazlija (Kastrioti), Burneta Rama (Prishtina), Fitore Aliu (Kappelwindeck – Gjermani), Arlinda Krasniqi (Istogu), Valbona Rudaku (Vushtrria), Xhevahire Bajrami (Shqiponja), Aida Stagova (Kastrioti), Albulena Kelmendi (Shqiponja), Pranvera Ferataj (Prishtina), Mirela Gjikokaj (Follo J18 -Suedi), Leonora Demaj (Sonderjyske – Danimarkë), Blerina Haxha (Shqiponja).
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...