Google ADS

Zyrtare: Konfirmohet nga Ballkani, Jetmir Topalli nënshkruan me Yeni Malatyaspor

21:01 | 13 Gusht 2020
Arbresh Info

Ballkani ka konfirmuar se ylli i skuadrës, Jetmir Topalli ka nënshkruar me gjigantin turk, Yeni Malatyaspor.

Një sezon i suksesshëm me “Xhebrailat” ka bërë që Topalli të kërkohet nga Malatyaspor, tek të cilët ka kompletuar transferimin, shkruan portali arbresh.info.

Ballkani përmes një postimi ka falënderuar Topalli-n dhe i ka uruar suksese në Turqi.

“Saktësisht me datën 01.07.2018 Jetmir Topalli ka zbarkuar në stadiumin e qytetit në Suharekë duke iu bashkangjitur FC Ballkanit të sapo inkuadruar në Superligë, klubit i cili dita ditës po rritej me të po rritej edhe Jetmir Topalli duke shfaqur talentin e tij dhe duke dhuruar aksione të cilat ia ndalonin në çastë frymëmarrjen tifozeve tanë, ndërsa goditjet e tij të fuqishme digjnin oksigjenin në atmosfer.

Ambineti i zjarrt ne qytetin e Suharekës, organizimi i mirëfillt i klubit ka bërë që Jetmiri sot të jetë shumë i kërkuar duke nënshkruar para pak çastesh me klubin nga Turqia Yeni Malatyaspor.

https://www.facebook.com/fcballkani/photos/a.1872570076314035/2692869347617433/?type=3&theater

Jetmirit i dëshirojmë shumë fat dhe suksese në karrier, gjithashtu e falenderojmë përzemërsisht për djersën e derdhur në klubin e qytetit tonë”, ka shkruar Ballkani në Facebook./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme