Kombëtarja shqiptare e futbollit nuk do të luajë kundër përfaqësues së Rusisë në ndeshjen e Ligës së Kombeve. Zyrtarizimi që në fakt duhej të vinte nga FSHF, ka ardhur sot nga Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila në një komunikim zyrtar ka bërë të ditur se Shqipëria i bashkohet masave dhe sanksioneve të vendeve të tjera anëtare të BE kundër Rusisë për pushtimin e Ukrainës.
“Po ashtu, Shqipëria nuk do të marrë më pjesë në asnjë përballje sportive me Federatën Ruse deri në dhënien fund të pushtimit të Ukrainës”, theksoi ndër të tjera Xhaçka në fjalimin e saj.
Kështu, Shqipëria i bashkohet vendeve si Polonia, Suedia, Republika Çeke apo Franca të cilat kanë konfirmuar zyrtarisht se nuk do të luajnë ndeshje futbolli ndaj përfaqësueses së Rusisë për sa kohë që vazhdonte pushtimi ushtarak i Ukrainës.
Shqipëria ka të planifikuar sipas kalendarit të luajë dy ndeshje të Ligës së Kombeve në muajin qershor ndaj përfaqësueses së Rusisë. E para është planifikuar më datë 2 qershor në “Air Albania”, ndërsa e dyta është planifikuar në “VTB Arena” në Moskë më 13 qershor./panoramasport
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...