Zyrtare: Klubi i madh i Superligës me trajner të ri (FOTO)

13:55 | 18 Prill 2017
Arbresh.info

Liria assesi nuk po mund të bëhet rehat me trajner. Ndryshimet e shpeshta në krye të shtabit teknik po vazhdojnë ta karakterizojnë klubin verdhezi, të cilit nuk po i ecën mirë as gara kampionale.

Pas ndryshimeve të kaluara Lirinë nuk ka arritur ta rehatojë as Agron Beseni, i cili më nuk është kryetrajner.

Ai është zhvendosur në pozitën e ndihmëstrajnerit, duke ia liruar vendin Bekim Bakajt.

Ky i fundit deri më tani ka qenë ndihmëstrajner, përkatësisht bashkëpunëtor i Besenit.

Liria deri më tani i ka shënuar vetëm 7 fitore e 5 barazime, ndërsa i ka pësuar 14 humbje.

Prizrenasit kanë tubuar vetëm 26 pikë, duke rrezikuar mbetjen në Superligë.

Zyrtare: Liria me trajner të ri

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme