Zyrtare: Kjo është lista e Kosovës për ndeshjet ndaj Kroacisë dhe Finlandës

11:18 | 28 Gusht 2017
Arbresh.info

Në prag të ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2018, Kroacia- Kosova, që do të zhvillohet më 2 shtator në Zagreb, nga orën 11:00, në hotel “Emerald” përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku po e mban një konferencë për media, ku edhe do ta bëjë publike listën e futbollistëve të grumbulluar për dy sfidat e ardhshme kualifikuese, shkruan Arbresh.info.

Përveç ndeshjes si mysafire kundër Kroacisë, Kosova do të luajë edhe me Finlandën, më 5 shtator në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Portierë: Ujkani, Nurkovic, Ajdini

Mbrojtës: Rrahmani, Jashanica, Vojvoda, Dallku, Paqarada, Kololli, Kastrati

Mesfushorë: Alushi, Kryeziu, Musolli, B. Berisha, Halimi, V. Berisha, Zeneli, Avdijaj, Rashica

Sulmues: Nuhiu, Muriqi, Fejzullahu

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme