Google ADS

Zyrtare: Kjo është lista e Kosovës për ndeshjet me Ukrainën dhe Islandën

11:16 | 3 Tetor 2017
Arbresh.info

Kosova i zhvillon dy ndeshjet e fundit eliminatore ndaj Ukrainës më 6 tetor në ‘Loro Boriçi’ dhe më 9 tetor në Islandë, përcjellë arbresh.info.

Përzgjedhësi i Kosovës Albert Bunjaku, po mban konferencë për media në Hotel Emerald. “Loja me Ukrainën do të jetë lojë e hapur. Duke u bazuar në paraqitjet që kemi pasur më herët me Ukrainën, besoj se do të paraqitemi mirë. Loja me Ukraninën mendoj se do të jetë ndeshje interesante kurse me Islandën do të jetë lojë e mbyllur. Kosova ka kapacitet për të befasuar pavarësisht se kemi të bëjmë me dy kundërshtarë të fortë”, ka thënë Albert Bunjaku. /arbresh.info/ 

Lista

Portier: Samir Ujkani Visar Bekaj Blerdar Hajdini

Mbrojtes: Ardin Dallku Amir Rrahmani Bajram Jashanica Mërgim Vojvoda Leart Paqarada Alban Pnishi Fidan Aliti

Mesfushorë: Besar Halimi Besar Musolli Donis Avdijaj Hekuran Kryeziu Milot Rashica Bernard Berisha Valon Berisha Elbasan Rashani

Sulmues: Vedat Muriqi Erton Fejzullahu Atdhe Nuhiu Bersant Celina

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme