Chelsea ka konfirmuar sot (e mërkurë) nënshkrimin me Kepan për një tarifë rekorde prej 71.6 milionë funta nga Athletic Bilbao – pas shitjes së Thibaut Courtoisit në Real Madrid.
Tarifa e Kepas është më e madhe se ajo shuma prej 67 milionë funta që Liverpooli pagoi te Roma për të siguruar shërbimet e brazilianit Alisson muajin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
23-vjeçari i është nënshtruar sot testit mjekësor te “Blutë”.
Ndërkohë, superylli belg Courtois u nis për në Spanjë për të finalizuar kalimin e tij prej 38 milionë funta te kampioni evropian – Real Madridi.
Kepa Arrizabalag tani është portieri më i shtrenjtë në botë duke mposhtur për 4 milionë funta Alissonin./arbresh.info/
https://twitter.com/ChelseaFC/status/1027298971977506821
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...