Zyrtare: Kastriot Selmani transferohet tek Drita

16:53 | 14 Qershor 2022
KRG

Skuadra e FC Dritës  sot ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit, Kastriot Selmani.

Selmani gjatë sezonit të kaluar ishte pjesë e KF Llapit, ndërsa tani do të bartë fanellën e FC Dritës.

“Intelektualët” kanë siguruar kualifikimin në Evropë, ku ndeshjen e parë do të zhvillojë kundër Inter Turkut, përcjell arbresh.info.

Postimi i plotë:

Mirësevjen Kastriot

FC DRITA dhe sulmuesi 22 vjeçar, Kastriot Selmani kanë arritur marrëveshje tri vjeçare. Kastrioti është sulmues i krahut të djathtë, ku u paraqit në 102 ndeshje me Llapin dhe shënoi 15 gola. Sulmuesi i talentuar pritet të bashkohet me grupin sot dhe të jetë i gatshëm për ndeshjet në Evropë.  Klubi ynë, FC DRITA i dëshiron mirëseardhje dhe suksese Kastriotit, bashkë në realizim të objektivave tona. Të priftë e mbara, Kastriot”, shkruhet në njoftim./ arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme